Covid-19, vijon rritja e numrit të rasteve të reja

Covid-19, vijon rritja e numrit të rasteve të reja

Vijon rritja e numrit të rasteve të reja me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë regjistruar 477 të infektuar të rinj. Megjithatë, shifra ka dalë nga një numër rekord testesh të kryera: 7733 të tilla.

Gjatë kësaj kohe kanë humbur jetën tre qytetarë: një 57-vjeçar nga Tirana, një 76-vjeçar nga Vlora dhe një 84-vjeçar nga Fieri.

Rastet e reja janë konstatuar: 174 raste në Tiranë, 46 në Shkodër, 20 në Sarandë, 19 në Elbasan, 17 në Berat, nga 16 raste në Malësi e Madhe, Lezhë, 14 në Vau i Dejës, nga 13 raste në Kamëz, Gjirokastër, nga 11 raste në Fier, Vlorë, nga 10 raste në Kavajë, Lushnje, nga 8 raste në Durrës, Dibër, Korçë, 5 në Tropojë, nga 4 raste në Has, Patos, Divjakë, Poliçan, nga 3 raste në Pukë, Kukës, Krujë, Pogradec, Dimal, Cerrik, Peqin, nga 2 raste në Kurbin, Mallakastër, Himarë, Kuçovë, Skrapar, nga 1 rast në Mirditë, Vorë, Rrogozhinë, Mat, Roskovec, Selenicë, Delvinë, Konispol, Memaliaj, Devoll, Librazhd.

Aktualisht janë 3782 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Janë shëruar 67 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,822 që nga fillimi i epidemisë. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 56 pacientë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy