Vetëvrasja në Golem, ja letra që la 54-vjeçari për gruan e fëmijët

Vetëvrasja në Golem, ja letra që la 54-vjeçari për gruan e fëmijët

Një 54-vjeçar i dha fund jetës dje në Golem duke lënë pas një letër ku rrëfente arsyet e këtij vendimi. Ai u gjet i varur dje rreth orës 14:15, në shkallët e brendshme të shtëpisë së tij, që ndodhet në afërsi të konviktit të shkollës së mesme. Arben Tahiraj, 54 vjeç, duket se e ka pasur të pamundur të pranonte ndarjen nga e shoqja.

Letra e 54-vjeçarit

Nexhi, Lume, Halil, ju kërkoj falje për veprimin tim, por më mirë kështu sesa të jetë vonë dhe të më krijohet ndonjë sëmundje nga problemet e mëdha që më janë krijuar, me ralitetin e jetës që mu servir nga fati im i keq. Unë humba familjen që për mua është gjithçka në jetën time. Tani nuk kam më asgjë për të humbur prandaj nuk gjej forcë për të vazhduar më tej dhe të ndërmarr këtë veprim të shëmtuar. Më vjen shumë keq për shqetësimin që po ju sjell. Ju lutem fëmijët mos i njoftoni, kur të kur të vijë momenti më vonë kur të jenë rritur, tregojani dhe ju thoni se babi i donte shumë që të tre, Jonin, Glorian dhe Julian, por fati e solli që të ndaheshim nga njëri­tjetri që ishte shumë e rëndë. Ju kërkoj të falur të gjitha familjeve tuaja së bashku me fëmijët, kushërinjve, miqve dhe të gjithëve që më janë gjendur pranë dhe më kanë mbështetur në ditët e mia të vështira. Ju përqafoj fort të gjithëve duke ju thënë të ma falni veprimin e dobët të vetëvrasjes. Në portofol janë 265 euro dhe 20 mijë lekë të reja shqiptare. Nuk janë shumë por përdorini në fatkeqësinë time. Nuk kam më shumë se kaq.

06.12.2016

Vëllai juaj Arben Tahiri

P.S Janë edhe dy letra të vajzave ruajini si kujtim kur të rriten, janë në gjermanisht.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy