Berisha: Opozita është ringritur në këmbë

Berisha: Opozita është ringritur në këmbë

Kuvendin Kombëtar që po mban sot Partia Demokratike, Sali Berisha e quajti provë të ringritjes në këmbë të opozitës. Në fjalën e tij, Berisha akuzoi qeverinë se e ka zhytur vendin në krizë, ndërsa ritheksoi se nuk pranon kurrsesi  non gratën e DASH, e cila sipas tij është pasojë e lobimit të Edi Ramës dhe Xhorxh Soros.

Jemi sot opozitë e vërtetë në këmbë, të gatshëm për çdo betejë. Përsëri lidhur me këtë çështje dua të shtoj 2-3 gjëra. Është bërë e njohur që unë jam sanksionuar nga DASH me akuza për të cilat në mënyrë absolute nuk ekziston asnjë provë asnjë dokument. Unë jam Sali Berisha, kurrë shpifjen dhe gënjeshtrën nuk e pranoj për të vërtetë.  

Berisha tha më tej se shqiptarët e Kosovës do të kenë mundësinë të marrin shtetësinë shqiptare apo të gëzojnë dyshtetësinë.

Imagjinoni ju ata burra e gra e të rinj që këto 30 vite kanë nisur djersën mundin, shpirtin, miliarda euro në Shqipëri, e janë shndërruar faktor kryesor në mbështetjen e familjeve shqiptare, por dhe në bilancin tregtar të vendit, atyre nuk u njihet asnjë e drejtë nga Shqipëria, përkundrazi dhjetra mijëra prej tyre që vuajnë shumë për të rikthyer shtetësinë e tyre.

Këto marrin fund, shqiptarët kudo janë do kenë shtetësinë shqiptare, shqiptarët e Kosovës në një marrëveshje do gëzojnë këtë shtetësi apo dy shtetësi si qytetarët shqiptarë këtu apo në Kosovë.

Berisha tha më tej se emigratëve do t’u jepet mundësia të votojnë.

Miliona shqiptarë jetojnë në Europë dhe SHBA. Ne sot me gjithë kontributin e tyre, Shqipëria mban një qëndrim ndaj tyre të ngjashëm deri diku me qëndrimin që mbante diktatura hoxhiste. Jemi vendi i vetëm në Europqë që nuk i lejojmë të votojnë për vendin e tyre. Si bashkëatdhetarët e të gjithë vendeve të tjera kudo ku janë. Unë garantoj diasporën dhe emigracionin se Shqipëria nuk do votojë kurrë më pa ju. Do mbushim rrugë dhe sheshe të Tiranës për të drejtat e patjetërsueshme të shqiptarëve kudo ku janë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy