Etleva Deda do jetë gjyqtarja e seancës paraprake ndaj Erion Veliajt (VIDEO)

Etleva Deda do jetë gjyqtarja e seancës paraprake ndaj Erion Veliajt (VIDEO)

Etleva Deda do të jetë gjyqtarja e seancës paraprake që do të mbahet ndaj ish-kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. 

Deda u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 12 qershor 2020. 

Dje SPAK dërgoi për gjykim në GJKKO dosjen ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, ish-deputetes socialiste Klotilda Bushka dhe 15 personave të tjerë, përfshirë pronarë kompanish ndërtimi dhe bashkëpunëtorë të Veliajt e Xoxës. 

Sipas organit të akuzës është provuar marrja e ryshfeteve në 9 raste nga Veliaj dhe Xoxa. 

 

Në një raportim për MCN Live gazetari Arsen Rusta bën me dije:

 

"GJKKO ka dhënë një përgjigje, përmes një shorti elektronik ka përzgjedhur gjyqtaren Etleva Deda për të vlerësuar hetimet paraprake. Së pari ajo duhet të shprehet nëse do të pranojë apo kërkesën e SPAK për të kaluar në gjykim themeli këtë kërkesë, për të vlerësuar nëse hetimet janë korrekte, për të vendosur nëse është lënë diçka jo e plotë gjatë hetimeve, apo nëse hetimet janë të paligjshme dhe gjithçka duhet të pushohet. 

Kemi shtim akuzash. Bëhet fjalë për futjen e sendeve të palejuara në ambientet e paraburgimit, shpërdorimin e detyrës, dhe një episode me deklarim të rremë pasurie, që sipas SPAK e disponon këtë apartament z.Veliaj dhe znj.Xoxa. Apartament për të cilin u pyet edhe aktori Gazmend Paja". 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy