Pasuritë e krimit/ Kodi Penal shtrin konfiskimet edhe tek personat përtej familjes
Pasuritë e vendosura nga krimi e korrupsioni nuk do të mund t’i shmangen më konfiskimeve nga drejtësia, duke u shitur apo dhuruar tek persona që s’janë lidhje gjaku dhe nuk preken nga ligji Antimafia.
Drafti i siguruar nga FactCheck ka futur risinë e konfiskimit tek të tretët duke quajtur si veprim antiligjor faljen e tyre apo shitjen nën vlerën reale të tregut.
Shqipëria aktualisht ka ligjin Antimafia, ligj të cilit i nënshtrohen pasuritë e botës së krimit apo të lidhurit me ta. Mes tyre edhe lidhjet e ngushta, të familjes, gjakut apo krushqisë.
Për herë të parë kodi penal i ri që po diskutohet, fut konceptin e konfiskimit tek të tretët sipas nenit 74.
Çfarë thotë ky nen?
1. Konfiskimit i nënshtrohen edhe produktet ose pasuritë e tjera, vlera e të cilave u korrespondon këtyre produkteve, të cilat janë transferuar tek persona të tretë nga autori i veprës penale, ose që personat e tretë kanë blerë drejtpërdrejt ose tërthorazi nga autori, me kushtin që personat e tretë të kenë ditur ose duhej të kishin ditur që qëllimi i tjetërsimit të pronësisë ose i blerjes ka qenë shmangia e konfiskimit, duke u bazuar në fakte dhe rrethana konkrete, si dhe kur transferimi ose blerja është bërë falas apo kundrejt një vlere shumë herë më të vogël sesa vlera e tregut.
2. E njëjta masë vendoset edhe ndaj sendeve apo pasurisë që rrjedh nga kryerja e veprës penale, është produkt apo mjet i kryerjes së saj, kur ato gjenden tek persona të tretë për çfarëdolloj arsye.
3. Konfiskimi sipas paragrafit të parë të këtij neni nuk cenon të drejtat e palëve të treta që janë në mirëbesim.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.