
“Nuk ka forcë që lëkund Kinën”. Ky është mesazhi i Presidentit Xi Jinping në fjalimin e mbajtur në sheshin “Tiananmen”, përpara se të ndiqte paradën ushtarake në 70-vjetorin e Republikës Popullore. "Asnjë forcë nuk mund të trondisë shtetin e Kinës ose të ndalojë popullin dhe kombin kinez që të ecin përpara". Kinezët dhe grupet etnike "kanë arritur objektiva të mëdha që kanë mahnitur botën në 70 vitet e fundit, me përpjekje të bashkërenduara dhe një betejë të ashpër".
"Ne duhet të qëndrojmë të përkushtuar ndaj strategjisë së ribashkimit paqësor dhe një vendi me dy sisteme," shtoi Xi Jinping duke iu referuar çështjes së Hong-Kongut, Makaos dhe Tajvanit. "Ne do të bashkojmë të gjithë vendin dhe do të vazhdojmë të luftojmë për ribashkimin e tij. Në rrugën që kemi përpara - shtoi ai - ne duhet të ruajmë parimet e "ribashkimit paqësor" dhe atë “një vend – dy sisteme", duke pasur prosperitet dhe stabilitet të qëndrueshëm në Hong-Kong dhe Makao, duke promovuar zhvillimin paqësor të marrëdhënieve mes tyre".
Pas fjalimit fillestar, presidenti shqyrtoi ushtarët dhe sistemet e armëve në sfilatën në Pekinin qendror. I veshur me uniformën tipike maoiste, nga makina presidenciale, Xi ndoqi paradën ushtarake, e cila shpalosi armatime të rënda si Df-41, raketa balistike ndërkontinentale të afta për të transportuar deri në dhjetë raketa bërthamore dhe për t’u kthyer në një kërcënim të mundshëm për të gjithë territorin e SHBA-ve. Ndër armët e tjera që u shfaqën paradën e mbajtur në qendër të Pekinit ishin edhe Df-58s dhe Df-17s, raketa supersonike, të cilat mund të fluturojnë pesë herë më të madhe se ajo e zërit dhe shmangin identifikimin nga radarët.



