
Threads, aplikacioni i lançuar nga Meta si alternativë e Twitter, ka fituar më shumë se 100 milionë përdorues në më pak se pesë ditë duke mposhtur rekordin e ChatGpt. Kjo është bërë e ditur nga platforma e specializuar Quiver Quantitative, e cituar nga mediat amerikane. Në të njëjtën kohë, trafiku në Twitter është ulur ndjeshëm përkundër faktit se ka ende rreth 350 milionë përdorues.



