Rexhepi: Punonjësit janë në të njëjtat kushte me të burgosurit, duhet të jenë të armatosur dhe jashtë shërbimit (VIDEO)

Rexhepi: Punonjësit janë në të njëjtat kushte me të burgosurit, duhet të jenë të armatosur dhe jashtë shërbimit (VIDEO)

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi në studion e lajmeve në MCN LiVE ka komentuar lidhur me situatën në burgje, ku deklaroi se punonjësit aty kanë punë mjaft të vështirë.

Ai tha se ata janë në të njëjtat kushte me të burgosurit, ndërsa shtoi se nuk janë bërë investime për sistemin e burgjeve.

Është lançuar një ngritje pagash për punonjësit e burgjeve. Ata kanë një punë të vështirë, në Amerikë është një nga punët më të paguara sepse ti ke kontakte dhe me kriminelë të nivelit të lartë. Pastaj nëse i referohesh shërbimit 8 orësh në regjim të brendshëm, këta punonjës janë thuajse në burg në të njëjtat kushte si të burgosurit. Rritja e vështirësisë nuk e di në çfarë niveli është por duhet të jetë një pagë më e lartë se punonjësit e policisë së shtetit. Mbyllja e burgut të Zaharisë do bënte mirë të mbyllej dhe ai i Burrelit dhe Sarandës nuk kanë parametra është bërë mirë që është mbyllur. Këto vite nuk është bërë asnjë investim për burgjet. Me hapjen e burgjeve të reja pati goxha rritje të kushteve, por pjesa tjetër është çështje menaxheriale.

Teksa ka komentuar për t drejtën e armës, Rexhepi theksoi se policët duhet të jenë të armatosur edhe jashtë orari të shërbimit sepse kanë rrezik të shtuar jete pas sipas tj janë në kontakt me botën be krimit.

E drejta e armës ha diskutim sepse unë jam që ata duhet ta mbajnë armën. Pati një dendencë që ky 12 orëshi në punë u vendos jo tamam për mungesë stafi, por se u fol se punonin një punë të dytë. Ka pasur sa të duash por nuk mund të çarmatosim punonjësit për një ngjarje të rëndë. Ata duhet të kontrollohen mirë nga testet dhe duhet të jenë të armatosur dhe jashtë për siguri sepse kontaktojnë shumë me botën e  krimit. Janë në rrezik të shtuar jete.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy