Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë thotë se ndotja e ajrit në Tiranë vjen më së pari nga ndërtimi.
Lejet e dhëna kanë koston e tyre mbi mjedisin dhe ajrin që thithin qytetarët e kryeqytetit. Qori solli rastin e vajzës së tij.
Ky është një qytet pa plan, qytet ku kush ka para ndërton ku të dojë. Është një qytet që u shërben atyre që janë të pasur.
Para një viti e gjysmë m’u desh të çoja vajzën në spital. E shtrova në pediatri, spitali si në vitet ‘80. Pas një jave në spital pa diagnozë e çova në Firenze. Atje doli me astmë. Më thanë çoje në një vend me ajër të pastër. I thashë ku ta çoj? Ne jetojmë në një qytet ndër më të ndoturit në botë. Si vajza ime mund të jenë shumë fëmijë.
Në vitin 2022 ishin 2700 të vrarë nga ajri. Imagjinoni sikur të dalë njëri me automatik dhe të vrasë aq. Quhet gjenocid. Për çdo leje ndërtimi që jepet, ka kosto në ndotjen e ajrit. Këta njerëz po kryejnë krim. Ata kanë në ndërgjegjen e vet 2800 njerëz në vit. Edi Rama për veten e vet jeton në periferi. Infrastruktura e qytetit është ndërtuar për ta.



