
Grupi i ri muzikor “Troy Band”, i njohur për performancat energjike në skenën e muzikës rock, është një nga pjesëmarrësit më të spikatur të këtij edicioni të “Këngës Magjike”.
Të ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, anëtarët e grupit, Klelia (kitariste), Alda (këngëtare), Arbi (kitarist) dhe Roelti (tastierist), folën për këngën e tyre më të re “Digjem”, si dhe për emocionet e pjesëmarrjes në festivalin prestigjioz.
Është hera jonë e parë në ‘Kënga Magjike’, në kategorinë New Artist, dhe morëm të gjitha jeshilet.
Në tregun shqiptar nuk pritej që një këngë rock të vlerësohej kaq shumë.
Kemi bërë gjithçka vetë që nga krijimi, tek realizimi dhe performanca. Kjo është risia, artistët që bëjnë vetë muzikën e tyre.”
Troy Band dallon për frymën bashkëpunuese. Ne nuk kemi një lider.
Jemi një trupë që funksionon si një e vetme. Marrim kritika dhe sugjerime nga njëri-tjetri, sidomos gjatë netëve live ku performojmë shpesh.
Këngëtarja e grupit, Alda, tregon se vendimi për të marrë pjesë në “Këngën Magjike” ka ardhur në momentin e duhur:
Kemi qenë të gjithë në një mendim. U futëm në studio, punuam fort dhe ‘Digjem’ doli ashtu si e kishim menduar.
Më vjen mirë që morëm pjesë, sepse ishte koha e duhur për të matur pjekurinë tonë artistike. Puna që i kemi kushtuar festivalit ia vlejti plotësisht.
Reagimet kanë qenë shumë pozitive. Kemi marrë shumë feedback të mirë nga publiku dhe nga kolegët. Kemi qenë edhe pjesë e X Factor për 7 muaj dhe kemi kaluar shumë mirë.
Ndoshta jemi një nga grupet e vetme rock që po ecim me ritme të mira.
Grupi nuk e fsheh ambicien për t’u vlerësuar në festival.
Kënga ‘Digjem’ sjell frymë të re rock dhe hard rock në skenën shqiptare.
Sigurisht që synimi ynë është finalja dhe çmimi ‘Best New Artist’.
Megjithatë, edhe pjesëmarrja vetë është një arritje dhe një përvojë që na ka bërë të ndihemi shumë mirë.



