Manastirliu në Elbasan, brenda vitit përfundon spitali i ri Pediatrik

Manastirliu në Elbasan, brenda vitit përfundon spitali i ri Pediatrik

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka inspektuar këtë të martë punimet për rindërtimin e Spitalit të ri Pediatrit të Elbasanit. Punimet për këtë spital pritet të përfundojnë brenda vitit, ndërsa Manastiliu u shpreh se modele të tilla të zhvillohen kudo në Shqipëri.

Punimet për ndërtimin e këtij spitali të ri do të përfundojnë brenda vitit. E meritojnë fëmijët, e meritojnë mjekët, e meritojnë qytetarët e Elbasanit, por ne jemi të fokusuar në zhvillimin e të tilla modeleve kudo në Shqipëri. Sepse të gjithë qytetarët shqiptarë meritojnë që të kenë shërbime shëndetësore dinjitoze, kudo ku ata jetojnë”, tha Manastirliu.

Duke përmendur investimet që po kryhen në të gjithë vendin, Manastirliu tha fokusi do të jetë shtrirja e modelit të autonomisë spitalore në gjithë vendin dhe rritja e pagave për personelin mjekësor.

Do të fillojë puna për të ngritur në një nivel më të lartë sistemin publik shëndetësor. Do të vijojmë mbështetjen për mjekët dhe infermierët, ashtu sikurse e kemi thënë, jo vetëm rritja e pagave e këtij viti, por edhe përgjatë mandatit të ri do të jetë 40% për mjekët dhe infermierët, në të gjithë sistemin shëndetësor publik. Por ajo çfarë është më e rëndësishme është futja në një fokus të ri të sistemit spitalor, nëpërmjet modelit të autonomisë spitalore. Një model i cili do të aplikohet në spitalin memorial në Fier për t’u shtrirë më pas në të gjithë spitalet e vendit”, u shpreh Manastirliu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy