Interpelancë/ Murrizi, kritika ministres së Financave: Anti-informaliteti doli propagandë

Interpelancë/ Murrizi, kritika ministres së Financave: Anti-informaliteti doli propagandë

Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi akuzoi ministren e Financave dhe Ekonimisë Anila se aksioni anti-informalitet i organizuar gjatë verës ishte vetëm propagandë.

Në seancën e sotme plenare, ku ministrja Denaj u thirr në interperlancë nga deputeti Murrizi, ky i fundit deklaroi se personat e arrestuar për shkelje të rregullave të biznesit janë lënë brenda pak kohësh të lirë, gjë që jep përshtypjen se kjo fushatë ishte propagandë. Nga ana tjetër, ai i kërkoi ministres Denaj nëse verifikoi oligarkët e denoncuar nga kreu i opozitës Basha që kanë përfituar tendera nga qeveria.

‘’Pamë një show me arrestimet e 23 administratorëve të biznesit, të cilët sot apo pas 48 orësh ata nuk janë më të arrestuar sepse gjykata i nxori të lirë. Arrestimet kanë qenë pjesë e propagandës, fakti që janë lënë të lirë, tregojnë se është bërë për shoë. Unë do të ndërmarr një nismë ligjore për të larguar spiunët edhe nga Kuvendi, prandaj edhe nuk e shkarkoj aplikacionin, pasi prandaj keni punonjësit e tatimeve për këtë punë. 3.5 mln buxheti i shtetit që shqiptarët paguajnë është për të mbajtur në këmbë administratën për të bërë punën e tyre.  Mos na dil në televizor në gusht dhe pas 48 orësh dolën të lirë. Call Center nuk është kompani, ftillohuni dhe bëni një politikë të mirë që të ketë kushte lehtësuese për bizneset. Këta oligarkët që thotë Basha i ke kontrolluar? Që kanë marrë 20 mln euro tendera?", deklaroi Murrizi në parlament.

Murrizi i ka kërkuar ministres Denaj, që të heqin dhe aplikacionin për raportime kundër bizneseve që nuk japin kupon tatimor, dhe e quajti aplikacion të spiunave.

 “Unë të them pse e ke falur atë gjobën e Bankers ti thua jo është pezulluar. Pse e ke pezulluar? Më thuaj kush e kontrollon këtë subjekt, pse nuk keni shkuar asnjëherë për kontroll tek Bankers? Më thuaj sa vjet ka kjo kompani që ka dorëzuar bilanc financiar?  Ke dërguar kontroll tek Gjikuria? Jo. Po pse nuk e keni dërguar, ajo thotë që ka fituar 1 milionë dollarë dhe kërkon që të bëj një investim miliona dollarë, por me çfarë lekësh do investojë kjo kompani?”, u shpreh ndër të tjera Murrizi.

Denaj për herë të parë pas publikimit të lajmit se ministria që drejtohet prej saj ka falur një gjobë të majme kompanisë së naftës Bankers, ka thënë se se gjoba është pezulluar dhe nuk është falur.

“Është një proces që ne e kemi deklaruar pse e kemi pezulluar gjobën. Procesi i pezullimit është bërë për të marrë referenca nga avokatura e shtetit dhe instanca të tjera. Po e theksoj nuk është falje por është një pezullim”, tha ministrja Denaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy