Tifozët do të ndalohen të pinë alkool në stadiume gjatë Kupës saudite të Botës

Tifozët do të ndalohen të pinë alkool në stadiume gjatë Kupës saudite të Botës

Tifozëve të futbollit do t’u ndalohet pirja e alkoolit në stadiume gjatë Kupës së Botës 2034, pas vendimit që kampionati botëror i futbollit të mbahet në Arabinë Saudite.

FIFA nuk e ka trajtuar publikisht çështjen e alkoolit, por burime të larta i kanë thënë Guardian se nuk ka asnjë dyshim që birra do të ndalohet gjatë ndeshjeve.

Ndryshe nga shumë vende të tjera myslimane, shitja e alkoolit mbetet e ndaluar edhe në hotelet më luksoze në Arabinë Saudite.

Alkooli u ndalua nga mbreti Ibn Saud në vitin 1952. Por që nga janari, një dyqan në Riad ka nisur që ta shesë, edhe pse vetëm diplomatëve jomuslimanë nën kontrolle dhe kuota të rrepta.

Burimet e FIFA-s thanë se kishin nxjerrë mësime nga Kupa e Botës 2022 në Katar, e cila ishte nën presion për të pranuar shitjet e birrës në stadiume vetëm që familja në pushtet Al-Thani të anulonte planin dy ditë para fillimit të turneut.

Drupal Ad

Burimet e FIFA-s i thanë Guardian se nuk kanë plan për të ushtruar presion ndaj qeverisë saudite për të lehtësuar ligjet e tyre.

Dyqani i Riadit i cili shet alkool u hap si një përpjekje për të goditur shitjet e paligjshme të alkoolit nga diplomatët që kanë kontrabanduar shishe me pije alkoolike dhe jo si hapi i parë për ta legalizuar alkoolin.

Qeveria saudite ka një marrëdhënie jashtëzakonisht të ngushtë me FIFA-n, e cila mbështetet tek ajo financiarisht.

Kompania shtetërore e naftës Aramco i paguan FIFA-s 320 milionë paund si pjesë e një marrëveshjeje sponsorizimi katër vjeçare dhe Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite është vendosur të investojë në kompaninë e transmetimit Dazn, e cila ka paguar FIFA-n 800 milionë paund për të drejtat televizive globale për Kupën e Botës për Klube.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy