
Sipas meteorologëve gjatë ditës së sotme do të vijojnë vranësirat e shpeshta në të gjithë vendin, ku më të theksuara priten të jenë në zonat malore.
Parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime të përkohshme duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu në të gjithë territorin. Shirat më të dukshëm do të jenë në zonat veriore dhe Verilindore.
Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 22°C.



