Komisioni i Ligjeve i kalon Kuvendit 6 kandidatët për Avokat të Popullit/ Strazimiri: Mos e ktheni komisionin në leckë, ne i kemi tërhequr firmat

Komisioni i Ligjeve i kalon Kuvendit 6 kandidatët për Avokat të Popullit/ Strazimiri: Mos e ktheni komisionin në leckë, ne i kemi tërhequr firmat

Komisioni i Ligjeve shqyrtoi sot listën e 7 kandidatëve që kanë siguruar firmat e nevojshme të deputetëve për të kandiduar për postin e Avokatit të Popullit, përpara se të merret një vendim final se cilët prej tyre do kalojnë për votim në seancën e radhës plenare.

Por procesi ka sjellë sërish debate në komision.

Gjatë mbledhjes, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, lexoi emrat e kandidatëve që kanë siguruar firmat, por menjëherë u kundërshtua nga deputeti demokrat Gent Strazimiri, i cili tha se Partia Demokratike i ka tërhequr firmat për të gjithë kandidatët.

Ulsi Manja:
Kandidatët që kanë siguruar 28 firma të deputetëve janë: Adriana Kalaja, Aranita Brahaj, Besim Ndregjoni, Skënder Haluci, Taratar Bazaj dhe Endri Shabani. Në këto kushte, Kuvendi shqyrton propozimet dhe kryen votimin brenda një jave nga paraqitja e raportit përkatës.

Gent Strazimiri:
Ekspozeja që bëtë është e paplotë. Deputetët kanë tërhequr mbështetjen për të gjithë kandidatët në garë për Avokatin e Popullit. Mos e ktheni komisionin në leckë. 

Cilido që ka marrë firmë para kësaj date, e ka marrë në ajër.

Saimir Korreshi: 

Ne i kemi hequr firmat. Nuk është tagri ynë të vazhdojë procesi sikur asgjë s’ka ndodhur. I kemi tërhequr firmat para kësaj date.

Debati pritet të shtyjë vendimmarrjen për procedurat e mëtejshme dhe sqarimin e vlefshmërisë së firmave të paraqitura.

Komisioni i Ligjeve përfundoi në votim me 9 vota pro dhe 3 kundër për dërgimin në seancë plenare të 6 kandidaturave të vlefshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy