Kanë pak a shumë sipërfaqen që të duhet kur blen parkingun për makinën, por po kthehen në trend në Hong Kong. Apartamentet në qiellgërvishtëset e reja nuk i kalojnë 18 metër katrorë sipërfaqe.
“High One” është një prej ndërtesave që e ka ndarë hapësirën e saj me këtë logjikë të re. Mikroapartamentet janë parë si zgjidhja e problemit të hapësirës së kufizuar në një vend me dendësi të madhe populate si Hong Kongu.
Zakonisht këto aparatamente blihen ose merren me qira nga të rinj të klasës së mesme në Hong Kong, një nga vendet me tregun më të shtrenjtë të pasurive të patundshme.
Mikroapartamentet janë të ngjashme me shtëpitë e ngushta në qytetet e mëdha amerikane. Por ndryshimi qëndron në faktin se pak prej atyre që banojnë në to, e zgjedhin këtë gjë me dëshirë.
Zakonisht në këtë treg, klientët më të shumtë janë njerëz me të ardhura mesatare ose më poshtë. Mesatarisht qiraja e tyre arrin në 1300 dollarë në muaj.
Për shkak të hapësirës shumë të vogël, një pjesë e madhe e mobiljeve kanë 2 ose më shumë funksione.



