Flora Brovina: E gatshme të jap dorëheqje, kërkoj falje që nuk e verifikova foton

Flora Brovina: E gatshme të jap dorëheqje, kërkoj falje që nuk e verifikova foton

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina, pasi është intervistuar sot nga prokurorët specialë të Kosovës lidhur me foton e prezentuar dje nga ajo, u është përgjigjur sot interesimit të gazetarëve. Brovina, e zhgënjyer tha se nuk e ka besuar asnjëherë që dëshmia që e publikoi dje mund të mos jetë i saktë.

“Fotografia me gjasë është e falsifikuar. Ju kërkoj falje të gjithëve, sidomos grave të dhunuara. Mua ma kanë dorëzuar foton diku në vitin 2003 në një zarf. Nuk më ka shku mendja me verifiku sepse e kam nga 2003. Personi që ma ka dhënë është aktivist për të drejtat e njeriut ”, tha ajo.

Brovina tha se këtë fotografi e posedon që nga viti 2003 të cilën ia ka dhënë Komisioni për Persona të Zhdukur dhe se sipas saj sipas informatave kjo ngjarje i është thënë se ka ndodhur diku në rajonin e Dukagjinit, dhe se nuk mban mend emrin e personit që ja dha këtë foto.

"Shumica e dhunimeve në Kosovë kanë pasur kësi lloj situata, unë nuk kam besuar që ky dokument mund të jetë jo i saktë. Saktësinë e tij do ta vërtetojnë organet e shtetit. Deklaroj që krejt këtë punë që 20 vite e kam kryer me shumë vullnet dhe në mënyrë shumë profesionale. Kryetarja e Komisionit për Persona të Zhdukur në vitin 2003 ma kanë dhanë këtë dokument/ fotografi e ruaj nga ajo kohë. Tash mbas kësaj kohe të gjatë të dal i falsifikuar është shumë i keq. Kam pas informatën e saktë që kjo ngjarje ka ndodhur në Dukagjin. Personi në fjalë ka qenë aktivist i të drejtave të njeriut, ndërsa Mevlyde Saraqi ka qenë nënkryetarja", u shpreh ajo.

Deputetja e PDK-së Flora Brovina, është intervistuar në Departamentin e Hetimeve të Policisë së Kosovës, në cilësinë e dëshimtares, kurse ka pohuar se për të mirën e shtetit të saj, është e gatshme edhe të jap dorëheqje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy