Skandalet e kishës, sondazhi tregon sa mbështetje gëzon Papa Françesku

Skandalet e kishës, sondazhi tregon sa mbështetje gëzon Papa Françesku

Skandali i radhës që ka përfshirë Kishën Katolike duket se nuk ka ndonjë ndikim te imazhi që Papa ka te besimtarët.

Për ta, Papa Françesku përfaqëson shpresën e qetësinë, është i sinqertë, i përulur, por edhe i vendosur.

Një sondazh i kryer së fundmi nga SWG tregon se 43% e të pyeturve besojnë se Papa po afron kishën te njerëzit.

Sondazhi është kryer në 5-8 shtator dhe pyetja e parë ka qenë ajo për pedofilinë.

Pyetjes nëse Papa po sillet siç duhet teksa përballet me këtë çështje, shumica (53%) i përgjigjen pozitivisht. Te katolikët praktikantë, kjo shifër arrin në 70%.

Nga sondazhi del se Papa perceptohet si “njeriu që qëndron shumë më përpara se pjesa më e madhe e priftërinjve dhe peshkopëve italianë”.

Ndërsa sa u përket reformave brenda kishës, 39% e të pyeturve besojnë se Papa nuk do ta rinovojë dot kishën.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy