
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Ndini Tavani. Prokurori i Tiranës është kandidat edhe për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. Mësohet se shkak për shkarkimin është bërë problemi me pasurinë që ka konstatuar KPK.
Sipas ILDKPKI, Ndini Tavani kishte kryer deklarim të saktë dhe në përputhje me ligjin, nuk kishte kryer deklarim të rremë e fshehje pasurie megjithëse janë vërejtur disa parregullsi të pamundësisë financiare së disa blerjeve.
Tavani, ka të drejtën e ankimimit në KPA, brenda 15 ditësh, pas shpalljes së vendimit nga ana e KPK.



