Kryeministri Rama ka komentuar dje listën e kandidatëve të PD-së për deputetë. Rama tha gjatë një takimi elektoral në Elbasan, se Basha ka eliminuar të gjithë bashkëpunëtorët e Berishës.
“Akoma sot s’ka bërë gati të gjithë skuadrën për ta nxjerrë në fushë, por ajo që dimë sot është që ia vrau të gjithë bashkëpunëtorët dhe e la tek pullë, si fantin spathi atje në mes”, tha Rama.
Rama tha se Basha nuk është i besueshëm si kryeministër dhe për t’u bindur për këtë mjafton të kujtosh 4 vitet në krye të bashkisë së Tiranës.
“Ti mund të jesh me PD-në po si mund t’i japësh votën Lulit që të bëhet kryeministër, ai ishte kryetar i bashkisë së Tiranës, Sahatin e Tiranës e kishte 4 metra nga zyra, dhe 4 vite Sahati nuk punoi, dhe Luli nuk e ngrinte as kokën për ta parë. Se tjetër sahat ka Tirana, tjetër është sahati i Lulit që rri 12. U mbyll në çadër 3 muaj, ça thoshte, nuk ka veting pa ikur Edi Rama. Edi Rama është këtu dhe vetingu ka ardhur. 3 muaj në çadër për Republikën e Re, pa Edi Ramën”, tha ai.



