
Presidenti i Francës Macron i ka bërë thirrje në një bisedë telefonike liderit të Iranit që të mbështesë një “de-përshkallëzimin e përgjithshëm” në Gaza dhe Liban.
Macron theksoi "përgjegjësinë e Iranit për të mbështetur një deeskalim të përgjithshëm dhe për të përdorur ndikimin e tij në këtë drejtim me aktorët destabilizues që gëzojnë mbështetjen e tij".
Javën e kaluar, Macron bëri thirrje gjithashtu për ndalimin e dërgesave të armëve në Izrael.
Hezbollahu thotë se dronët e tij shënjestruan Binyamina në Izraelin verior ku të paktën 67 persona janë plagosur.



