Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj ka deklaruar se situata e furnizimit me ujë të pijshëm në kryeqytet po shkon drejt përmirësimit.
Veliaj ndoqi nga afër punimet në për shtrimin e linjës së ujësjellësit në rrugën “Naim Frashëri” nga ku theksoi se vijon aksioni nga task- forca për prerjen e lidhjeve të paligjshme.



