Mjekët gjermanë në protestë/ Dollenberg: Mungesa e personelit në rritje, rroga mesatare 5 mijë euro  (VIDEO)

Mjekët gjermanë në protestë/ Dollenberg: Mungesa e personelit në rritje, rroga mesatare 5 mijë euro (VIDEO)

Dr.med. Aurora Dollenberg, Specialiste e mjekësisë së Urgjencës, Familjes dhe psikoterapisë si dhe Kryetare e Federatës së mjekëve në Evropë në një lidhje skype me MCN Live ka folur lidhur me protestën e mjekëve në Gjermani kundër rrogave të ulëta.

Ajo u shpreh se një nga problematikat më të mëdha vijon të mbetet mungesa e personelit, ndërsa theksoi se Gjermania ka nevojë për mjekësi më të mirë. Sipas saj standardi në mjekësi mbetet një krenari për shtetin gjerman, ndërsa bëri me dije se kërkesa e mjekëve është rritja e pagave e cila aktualisht një pagë mesatare shkon rreth 5 mijë euro.

Është faktikisht një pjesë e realitetit të mjekësisë gjermane që rrogat e personalit janë relativisht të ulëta. Protestat edhe në Gjermani janë për tu përgëzuar sepse tregojnë atë vullnetin e lirë për të shpallur mangësitë dhe për ti denoncuar ato te shteti. Në Gjermani duket se gjithçka është fushë me lule, por dhe Gjermania ka problemet e saj. Pjesa spitalore është pjesa më problematike me mungesën e personelit. Është lodhja, orët e tejzgjatura sepse s’ka mjaftueshëm personel, reanimacioni është një nga pikat më të dobëta në Gjermani ku ka gjithnjë mungesë personeli, pjesa më e madhe e personelit në Gjermani synon privatin, dhe kërkesa për të shkuar në spitale është gjithnjë më e vogël.

Më tej ajo shtoi se mungesa e personelit ka filluar të japë ato problemet para duke e detyruar Gjermaninë që nga Ballkani perëndimor të merret shumë fuqi punëtore.

Mungesa personeli, atraksioni i zonës kryesisht ato rurale, kështu që në total ka bërë që sistemi mjekësor privat përsëri vazhdon të jetë e një nevoje shumë të lartë dhe presim që në 5 vjeçarin e ardhshëm fatkeqësisht cilësia të bjerë.

E pyetur se sa vite Gjermania ka këtë krizë personeli, Dollenberg shpjegoi se kjo ka nisur që para 20 vitesh.

Është një proces që ne si shqiptarë e kemi ndjekur shumë ngushtasi se si ka ecur mjekësia gjermane sepse jemi populli që kemi migruar masivisht. Nqs unë kam emigruar para 10 vjetësh kjo ka qenë pika e mesit kur ka nisur kriza. Që para 20 vjetësh ka nisur kjo krizë. Gjermania këtë krizë jo vetëm që e ka ndjerë por ka dashur ta parandalojë që në kohë prandaj dhe pranimi i mjekëve shqiptarë në 5 vjeçarin e fundit është lehtësuar dukshëm. Dua të përgëzoj cilësinë gjermane që përpiqet që sasinë që ka nevojë ta kompensojë duke ulur cilësinë. Deri diku mund të cedojë cilësia por Gjermania përpiqet që atje ku se meriton dikush të punojë dhe pse nevoja mund të jetë shumë e lartë ata nuk pranohen. Ruajtja e cilësisë kërkon një kosto të lartë kjo bën që të lejohen lëshime, por jo aty ku rrezikohet jeta.

Ndërsa lidhur me pagat, ajo sqaroi se një rrogë mesatare shkon në 5 mijë euro, por bën me dije se dhe kostot e jetesës janë të larta dhe se sipas saj është fat që gjysma e saj të të teprojë.

Nëse flasim për një mjek të ri paga bruto shkon rreth 5 mijë euro, ndërsa për një kryemjek lëvizin nga 5-10 mijë dhe për shefat kalon dhe mbi 10 mijë euro. Por nuk duhet të harrojmë se kostoja e jetesës këtu është e lartë dhe ndonjëherë është fat nëse ty të ngelet gjysma e asaj. Prandaj duhet bërë një kalkulim i qartë mes rrogës bruto dhe neto. Bluzat e bardha që protestojnë kërkojnë që orët shtesë të paguhen dyfish  dhe kjo çon në një rritje 20-30% shtesë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy