
Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët për media me Zoran Zaev dhe Aleksandër Vuçiç pas samitit “Ballkani i Hapur” në Tiranë ftoi sërish tre vendet e tjera të rajonit që t’i bashkohen kësaj nisme.
Ndërsa vuri në dukej rëndësinë e këtij projekti, ai njoftoi se në fund të muajit shkurt, tre liderët do të ritakohen në Maqedoninë e Veriut për të çuar përpara këtë proces.
“E theksoj që marrëveshjet e firmosura sot janë prova e prekshme që Ballkani i Hapur është një nismë që shtyn përpara çka është diskutuar në procesin e Berlinit, e çka është dakordësuar në samitin e atij procesi, dhe asnjëherë nuk është realizuar. Ballkani i Hapur është një njësi zbatimi i procesit të Berlinit, dhe njësi realizimi i tregut të përbashkët rajonal. Kjo është arsyeja pse ne i jemi bashkuar kësaj nisme, dhe pse e kemi shpallur gjithëpërfshirëse. Në të gjitha raste, ne nuk hezitojmë të ftojmë të tre palët e tjera të rajonit të na bashkohen, për të mirën e secilës palë në përpjekjen për të çuar përpara ekonominë dhe shoqërinë e Ballkanit Perëndimor. Komisionieri nënvizoi me keqardhje dështimin e tregut të përbashkët si një proces që u ndërtua te konsensusi. Ne duam të ecim sa më shpejt që të jetë e mundur dhe jemi të vetëdijshëm se kjo ecje mund të realizohet vetëm nëse e marrim në dorë vetë fatin tonë në rajon. Ta bëjmë rajonin tonë një hapësirë ku funksionojnë për qytetarët të katër liritë e BE-së. Kemi vendosur që në fund të muajit shkurt të ritakohemi në Maqedoninë e Veriut për të çuar përpara këtë proces. Qëllimi ynë është që Ballkani të mos ketë kufi për askënd që do të lëvizë lirisht mallrat, kapitalet dhe shërbimet. Kemi vendosur që pas heqjes së barrierave doganore të adresojmë heqjen e tarifave.”
Kryeministri Rama i cili tha se marrëveshjet e rëndësishme të firmosura sot ndryshojnë jetën e qytetarëve.
"Mundësinë dhe të drejtën e të gjithë qytetarëve për të pasur akses të menjëhershëm dhe të barabartë për lejet e punës dhe të qëndrimit. Marrëveshje për sistemin e integruar elektronik të shërbimeve i jep mundësi qytetarëve që duan të marrin shërbime të caktuara ta bëjnë këtë online, pa lëvizur nga shtëpia. Nga Janari i vitit të ardhshëm do të kalojnë lirisht në kufijtë dhe doganat respekteve, pas pasur mundësi të sigurojnë 3 herë të njëjtat dokumente, që lidhen me import-eksportin e produkteve bujqësore dhe blegtorale. Për herë të parë do të çelet eksporti për kafshët e gjalla, në bazë të besimit mes autoriteteve homologe. Për tregtuesin do të funksionojë si 1. Të gjitha vendet tona janë të super interesuar për tregje të reja. Të gjitha këto janë marrëveshje të cilat nuk janë as më shumë e as më pak se ato të tregut të përbashkët evropian.
E tha qartë edhe Komisioneri që Komisioni Europian e mbështet plotësisht Ballkanin e Hapur dhe fton 3 vendet e tjera t'i bashkohen. Ne jetën tonë e përmirësojmë vetëm duke i marrë vetë në dorë fatet tona", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama, përsëriti faktin se ‘Open Balkan’ nuk ka të bëjë me Jugosllavinë e Madhe për të cilën është akuzuar, ndërsa shtoi se kanë vendosur që në gjashtë muajt e ardhshëm do të ftojnë Italinë, Greqinë dhe Hungarinë që t’i bashkohen këtij Samiti.
“Ka një prirje nga ata njerëz që nuk duan që kjo nismë të ketë sukses, apo ta ndjekin këtë. Kur thonë se kjo është të kthehesh në të shkuarën apo të rikrijosh Jugosllavinë. Unë dua ta them në shqip . Ballkani i Hapur nuk ka të bëjë fare me Jugosllavinë. Ndërkohë në samitin e ardhshëm na duhet të trajtojmë barrierat tarifore. Në samitin vijues duam të kemi Italinë, Greqinë dhe Hungarinë sepse kemi kuptuar që nuk mjafton për njerëzit tanë të kenë tregti të lirë plotësisht , ata kanë nevojë të kenë edhe më pak pengesa kur mbërrijnë ne BE. Pra do të kontaktojmë me vendet e BE dhe ta bëjmë procesin bashkë në kuadër të Ballkanit të Hapur në tregun e përbashkët Europian. Kjo është mënyra si ndihmon Ballkani i Hapur. Kush do të na besonte nëse ne nuk tregojmë me vepra se mund të jemi në nivelin e ambicies se BE. Pra jo vetëm ndihmon në aspektin ekonomik”, tha Rama.
Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin Zaev, Vuçiç duke ju drejtuar shtetasve shqiptar fill pas mbarimit të nënshkrimit të marrëveshjeve në kuadër të nismës rajonale të kurorëzuar “Open Balkan”, se ai kërkon të ndihet si në shtëpinë e tij kur vjen në Shqipëri, ashtu sikundër edhe shqiptarët duhet të ndihen si në shtëpinë e tyre kur shkojnë në Serbi apo Maqedoninë e Veriut.
“E them në emrin tim dhe qytetareve serb, duke shprehur mirënjohjen për Shqipërinë , Serbinë dua që t’a shihni si shtëpinë tuaj të dytë”.
Vuçiç në fjalën e tij hodhi poshtë akuzat së me këtë nismë synohet një Shqipëri e Madhe, apo Serbi e Madhe. Ai e tha i prerë, “kjo nismë s’ka të bëjë më këto që fliten, duhet të mendojmë për të ardhmen”.
Duke falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Vuçiç shprehu bindjes se, “falë këmbënguljes kemi arritur, që gjërat të ecin dhe të jemi këtu sot”.
Jam shumë i lumtur për marrëveshjet që kemi nënshkruar ky është përfundimi i një pune prej më shumë se dy vitesh. Ku erdha në Shqipëri e pashë se Ramës iu kundërvunë për iniciativën e Ballkanit të Hapur, apo për ato që thonë se dua një Serbi të Madhe, apo për një Shqipëri të Madhe kjo nismë nuk ka të bëjë as me njërën dhe as me tjetrën e as me një Maqedoni në Madhe. Ne nuk duhet të shohim të shkuarën, por të shohim në të ardhmen. Ne duam që të shikojmë më shumë turistë nga Tirana dhe Shkupi, që të vijnë në Novisad, por edhe ju të keni më shumë turistë, në bregdetin e bukur që ka Shqipëria. Kjo punë ka të bëjë më shumë me të ardhurat dhe mirëqenien e qytetarëve tanë. Duam që t’ju mirëpresim në Serbi, prandaj janë shumë të rëndësishme marrëveshjet tona. Me anë të marrëveshjeve u kemi dhënë fund shumë procedurave burokratike. Kemi diskutuar për ulje tarifash në autostrada për vendet e Open Balkan. Fond të posaçëm për industrinë e filmit, për ekipet tona të futbollit të basketbollit, turizmin, kemi ulje në restorante në hotele të ndryshme. Në maj apo në qershor do të kemi samitin në Beograd dhe do të kemi gjithashtu një panair verërash’- tha Vuçiç.
Në përfundim të fjalës Vuçiç, riftoi sërish tre vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që nuk kanë pranuar të bashkohen – Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovina.
Nga ana e tij kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në fjalën e tij është shprehur se kjo është fjala e fundit që mban në Samitin e “Open Ballkan” teksa edhe një herë bëri thirrje që kjo nismë të vijojë pasi është një iniciativë që ndihmon qytetarët.
“Kurdo që këto marrëveshje të ratifikohen këto, qytetarët do kenë të drejtën të lëvizin të lirë dhe kështu lidhim dhe ekonomitë.
Ne lidhemi me qëllimin e qartë që njerëzit tanë të ndjejnë përfitimet. Natyrisht kjo synon dhe hapa të mëtejshme për evropianizimin. Vuçiç dhe Rama së bashku skicuam vizonin për Open Ballkan.
Vlerat dhe idealet europiane do jenë gjithmonë me tërheqëse. Kur BE dështon ne duhet të marrim nisma që evropianizojnë rajonin. Brukseli mund të vendosë që ta ngadalësojnë këtë proces. Marrëveshjet për qasjen e lirë mbështetet në parimin e BE janë hapa konkrete. Ne po zbatojmë një praktikë të zakontë.
Sot është dita e fundit në detyrë e imja. Në fillimet e nismës ne kemi nxjerrë në pah faktin se Ballkani i hapur është një proces i përbashkët që ka nisur nga Shqipëria, Maqedonia e Serbia. Të gjitha vendet që kanë mbetur në rajon kanë një ftesë. Në bëjmë thirrje që nisma të jenë një nismë që të janë të mira përfitime përmes një tregu të përbashkët. Sot ne paraqesim hapa konkrete. Kemi nënshkruar marrëveshje për kushtet e qasjes së lirë dhe u kemi dhënë mundësi qytetarëve të kenë qasje përmes identifikimit elektronik.
Kurdo që këto marrëveshje të ratifikohet qytetarët do të keni mundësi të lëvizin lirisht. Ne lidhemi me qëllimin e qartë që njerëzit tanë të ndjejnë përfitime elektronike. Këto janë hapa të jashtëzakonshme për evropianizimin e vendeve tona sepse ne jemi Europë. Kur Vuçiç, Rama së bashku me mua skicuam Ballkanin e Hapur ramë dakord që të mos lejojmë skepticizmin. Ballkani i Hapur është një kontribut që na sjell më pranë BE. Kur BE dështon ne kemi detyrë të marrim nisma që evropianizojnë rajonin”, tha Zaev.



