Studimi: Ka diçka që ndikon te dhimbjet më efektivisht se morfina

Studimi: Ka diçka që ndikon te dhimbjet më efektivisht se morfina

Miqtë janë më mirë se morfina. Të kesh shumë miq të mirë të ndihmon të kalosh më lehtë dhimbjen dhe të luftosh depresionin, sepse çlirohen endorfinat, substancat që prodhon trupi për të rregulluar humorin dhe që veprojnë si qetësues natyralë të dhimbjes. Kjo ka qenë një hipotezë e hedhur prej kohësh, por konfirmimi shkencor ka ardhur së fundmi nga Katerina Johnson e Universitetit të Oksfordit, nëpërmjet një studimi të publikuar në revistën “Scientific Reports”.

Marrëdhëniet sociale dhe shëndeti

“Edhe studime të tjera kanë sugjeruar se ka sasia dhe cilësia e marrëdhënieve sociale influencojnë në shëndetin fizik e mendor dhe mund të jetë një faktor shumë i rëndësishëm që ndikon në jetëgjatësi”, thotë Johnson. “Është interesante të kuptohet pse disa njerëz kanë më shumë miq  se të tjerët dhe cilët janë mekanizmat që përfshihen në këtë proces”, shton ajo.  

Studimi

Studiuesit kanë kryer një eksperiment gjatë të cilit vullnetarëve u është kërkuar të plotësojnë një pyetësor mbi marrëdhëniet sociale (p.sh. numri i miqve dhe sa herë në muaj i frekuentonin) dhe informacione të tjera mbi stilin e jetës dhe personalitetin. Po ashtu, ata i janë nënshtruar edhe testit të dhimbjes, që konsistonte në mbajtjen sa më gjatë të një pozicioni të parehatshëm. 

Endorfinat

Studimi provoi se njerëzit që i rezistuan më gjatë provës ishin të njëjtët që kishin më shumë miq. “Rezultatet janë interesante edhe sepse një studim i kryer së fundmi sugjeron që prodhimi i endorfinave mund të ndërpritet nga probleme si depresioni. Kjo shpjegon pse njerëzit në depresion bëjnë jetë sociale më të tërhequr. Gjithashtu, studimi konstatoi se njerëzit që bëjnë aktivitet sportiv kanë më pak miq. Një prej arsyeve për këtë mund të jetë fakti se ata e përdorin gjimnastikën si një mjet alternativ për të përfituar nga shkarkimi i endorfinës, pasi aktiviteti fizik e nxit këtë proces.   / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy