
Një dron i forcave të Marshall Khalifa Haftar goditi dhe shkatërroi një ambulancë, duke vrarë edhe shoferin e saj, sipas “Libya Observer”, e cila publikon edhe një foto. Ambulanca i përkiste një spitali në rajonin e Aziziya, 55 km në jug-perëndim të Tripolit, në veriperëndim të Libisë. Për momentin nuk ka detaje të tjera. /Ansa/



