“Një grup të strukturuar kriminal që vijon të marrë para nga buxheti i shtetit”, e quajti kreu i Partisë së Lirisë grupin që sipas tij qëndron pas aferës së inceneratorëve. Duke iu referuar deklaratave të ish-zv/kryeministrit, Meta thotë çështja e inceneratorëve tejkalon ish-numrin dy të qeverisë dhe shkon më lart në përgjegjësi. “Të mos harrojmë atë që ka thënë Ahmetaj para disa muajsh se ai nuk ishte aq i fuqishëm sa të garantonte ecjen përpara të një afere kaq të madhe. E dini që pavarësisht se disa zyrtare dhe ish ministra janë ndaluar përsëri kjo është një aferë që vazhdon. Janë tre incneratore që nuk janë në punë, njëri nuk ekziston fare, janë dhjetëra miliona euro të grabitura, janë tre pronarë në kërkim. Afera vazhdon dhe kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal.”, u shpreh Meta. Meta i kërkoi publikisht Arben Ahmetajt të vijë dhe ti dorëzohet drejtësisë shqiptare, duke shigjetuar kryeministrin si njeriun që çoi në burg shokët e tij. “Ahmetaj te dorëzohet…. Është vetëm ai që mund ta çonte këtë aferë të paligjshme përpara dhe të kalonte 17 vendime qeverie brenda pak minutash, që është kryeministri aktual, i cili të vetmin shqetësim ka për shokët kur ata mund të hanë kumbulla pas shpinës së tij sepse ai do që të gjitha kumbullat ti hajë ky, ndërkohë që shokët të hanë bugun, ata të mbajnë përgjegjësinë, aferat të vazhdojnë dhe shqiptarët njëkohësisht të shohin telenovelën e radhës”, përundoi Meta. I pyetur për të dhënat që përmban dosja për Veliajn e Gjiknurin Meta nuk përmendi emra, por tha se plani i tyre për inceneratorët daton shumë më para se Partia Socialistë të vinte në qeveri. Në daljen për mediat Meta solli në vëmendje edhe mbajtjen në burg të kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri si dhe rikonfirmoi aksionin opozitar me Berishën.



