Koreografja e njohur shqiptare Angjelina Nika në një lidhje “Skype” për emisionin “Arnautistan” në MCN TV tha se Gëzim Nika është një bashkëshort i mirë, shok i mirë dhe prind i mirë.
Ndërsa rrëfeu jetën e saj në SHBA, Angjelina tregoi mbi kontributin e saj artistik që jep prej vitesh në komunitetin e të rinjve shqiptaro-amerikanë që kanë pasion kërcimin. Ajo tha se në 2018-ën ka arritur të ketë deri në 650 studentë.
Kur kam ardhur në fillim kam shkuar në shkollë. Pastaj kam përkthyer, pastaj kam filluar të mësoj. Erdhi një moment në 2018 që kam pasur mbi 650 studentë. Kostumet i kemi blerë. Unë në shtëpi kam më shumë se 40 palë. I blejmë në Shqipëri. Për dy javë rresht Rozafati ka marrë pjesë në koncert multikulturor, ku kanë marrë pjesë të gjitha kulturat e botës. Rozafati është grupi i parë që kam krijuar unë. Kam futur valle të Tropojës edhe një valle çame. Grupi i Ukrainës erdhi edha tha: ju shqiptarët na keni ndihmuar shumë”.
E pyetur nëse është xheloze për bashkëshortin, këngëtarin Gëzim Nika, Angjelina tha se profesioni i tij nuk e pengon, duke theksuar se kanë besim te njëri-tjetri.



