Deputeti demokrat Luan Baçi në studion e MCN Live ka komentuar lidhur për primaret në PD për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore.
Ai tha se primaret janë të detyrueshme për tu bërë dhe se nuk beson se do të ketë deputet që të jetë kundër që kandidaturat për kryetar bashkie të zgjidhen me metodë demokracie.
Nuk besoj se ndahemi te primaret, ato janë një risi te PD dhe në një formë tjetër ka qenë sepse propozoheshin nga anëtarësia, por risia e kësaj here dhe kjo është e paanashkaluar primarja, çdo kërkesë që mund të ketë për ndryshim për mendimin tim nuk mund të negociohet. Primaret janë të detyrueshme për tu bërë dhe s’besoj se do ketë deputet që të jetë kundër që kandidaturat për kryetar bashkie të zgjidhen me metodë demokracie. Primaret janë të detyrueshme për tu bërë, gjithë problemi është si duhet të funksionojë grupi parlamentar që është me grupime dhe mendime ndryshe. Njerëzit që janë publik qoftë dhe nga shoqëria civile dhe të pozicionuar djathtas, persh do flisja me superlativa për mjekun Alihmehmeti sepse mos të harrojmë se është dhe anëtar i këshillit kombëtar por jam i bindur se dhe me gjithë respektin maksimal do ti nënshtrohet primareve patjetër dhe kjo është e paimagjinueshme. Në primare do të marrin pjesë dhe simpatizantët, përzgjedhja me votë nuk gabon asnjëherë.
Nga ana e saj deputetja, Ilda Dhori deklaroi se negociatat janë në një moment të rëndësishëm për Partinë Demokratike, por sipas saj primaret në këto momente vetëm do të përçanin demokratët.
Ky është moment i rëndësishëm për PD dhe për këdo që e ndjen veten demokrat. Mendoj se është momenti që të mos jemi më pal në PD dhe mendoj se është momenti që të marrin të gjithë përgjegjësitë. Jo vetëm grupi parlamentar por demokratët dhe votuesit dhe këto kanë një mendim ndryshe dhe nëse ne vërtet do të jemi realist kemi përkrahës të PD që ndajnë mendime ndryshe dhe ky është një tregues demokracie. Në këtë këndvështrim mendoj se primaret vetëm me anëtarësinë e PD mund të ishin përçarëse në këto momente.
Ndërsa ish-deputeti Artur Roshi tha se primaret janë të rëndësishme sepse rrisin besimin e të gjithëve.
Institucionalizimin e votës së lirë e vlerësoj dhe është e vetmja që mungon. PD e ka pasur shansin dhe më herët për ta institucionalizuar dhe besoj te ky moment dhe Berishën e besojnë dhe primaret dëshiron ti institucionalizojë sepse rrisin besimin e të gjithëve. Nëse nesër merr qeverisjen vendore unë skam ndrojtje për të thënë se jam kundër pjesëmarrjes së njerëzve që mendojnë djathtas dhe janë aksidentalisht te shoqëria civile, sepse dihet se shoqëria civile është e njësuar me qeverinë. Sindikatat në përgjithësi kanë qenë të eklipsuara, tashmë ka njëlloj zërash të veçuar si ajo e pedagogëve te e cila kam besim sepse njohim dhe njerëzit. Por nëse vjen një njeri që pretendon të bëhet kryetar bashkie dhe ka karakter të dobët atëherë ai mund të kthehet dhe majtas dhe djathtas.



