Murrizi: Shkaktar i situatës në PD vetë Berisha, vettingu i politikanëve show i radhës (VIDEO)

Murrizi: Shkaktar i situatës në PD vetë Berisha, vettingu i politikanëve show i radhës (VIDEO)

Ish-deputeti i opozitës Myslim Murrizi nga studio e lajmeve në MCN TV ka komentuar situatën brenda PD duke e konsideruar fillimisht përplasjen Berisha-Basha si një lojë, por që tashmë sipas tij ka marrë një rrjedhë tjetër duke i kthyer dy personazhet si një çift telenovelash.

Më tej ai akuzoi Berishës se kjo gjendje e krijuar tashmë në PD ka ardhur si rezultat i marrëveshjes së tij me Ramën në prill të 2008, marrëveshje që sipas Murrizit solli shuarje të debatit mes dy partive dhe një frymë gati-gati komunizëm.

Ndër të tjera ai shtoi se Berisha bën mirë që e bën këtë lëvizje për të shkundur pluhurin dhe mykun e krijuar në PD, por që siç ai shprehet Berisha duhet të prishë pazarin e nisur nga vetë ai në 2008, dhe pastaj nuk duhet të aspiroj vetë për kryeministër dhe deputet por ta drejtoj si një drejtues derisa PD të gjejë veten.

Sa i përket vetingut të politikanëve ai e konsideroi një show, ndërsa tha se nuk mund të pastrojë hajduti- hajdutin.

Intervista

1-Z. Murrizi e nisim fillimisht me lëvizjen brenda PD-së, partia me të cilën ju keni aderuar për një kohë të gjatë, për t’u ndarë pas vendimit për djegien e mandateve. Kemi një përplasje. Basha apo Berisha, kush është  humbësi në gjithë këtë betejë?

Jam i larguar nga Partia Demokratike, por nuk i kam shitur aksionet e mia pavarësisht se kanë tentuar të mi vjedhin. Kam kontribuar aty nga 8 dhjetori i ‘90. Por i kam qëndruar edhe në momentet e saj kritike. Përplasja mes Berishës dhe Bashës fillimisht më është dukur një lojë e dakordësuar, unë e largova se Amerika ma kërkoi dhe skam çfarë të bëj. Berisha me statut është anëtar i PD, sa kohë që ai është atje në grup. Por shoh se tani kjo ka marrë një rrjedh tjetër se kur prishen këta që kanë flirt e çojnë deri në fund. Është një çift si telenovelat që duhen fort por shkojnë deri në fund.

2-A mund të ketë një opsion tjetër, psh largimi i Bashës dhe Berishës dhe dalja e një tjetër lideri. A ka PD figura  për të ringritur partinë?

Së pari e keqja sistemit politik shqiptart ku përfshihet dhe PD është 21 prilli 2008. Kalbëzimi i sistemit është vrasja e votës së lirë. Marrëveshja Berishës me Ramën solli shuarje të debatit mes dy partive dhe një frymë gati-gati komunizëm. Kjo ka sjell këtë lloj lufte. Sepse po të ishte sistem maxhoritar të jesh i bindur se nuk do ishin këta as në kryesi as në parlament. Duke e nisur nga Gaz Bardhi numri dy i PD nuk do ishte aty. Pra është vrarë gara në prill 2008 dhe ka sjell këtë situatë. Ajo që shoh te beteja e Berishës nuk është berishizëm, sa kohë thotë do e marrim Alizotin se vjen nga derë e mirë është enevrizëm.

3- Një rikthim i mundshëm i Berishës, çfarë do të prodhonte?

Berisha bën mirë që e bën këtë nismë për të shkundur mykun prej 2008 në PD dhe të kërkoj ndjesë dhe për prillin e këtij viti që prishi sistemin dhe ndjesë demokratëve për heshjen e 8 viteve për Bashën e ardhur nga hiçi. Miqësisht e kam pyetur dhe e pyes nga ka ardhur Basha, ku e gjeti çfarë ofronte. Sepse deri sot se dimë të ketë dhe diplomë. Berisha duhet të thotë që do bëjë betejë për demokratizimin e PD dhe të prishë pazarin e nisur nga vetë ai në 2008, dhe pastaj nuk duhet të aspiroj vetë për kryeministër dhe deputet por ta drejtoj si një drejtues derisa PD të gjejë veten. Të këmbëngulë fortë me deputetët që ka pas. Ai është autori që i solli një të keqe mbi krye që sot e quan të keqe. Duhet tua heqë nga kurrizi i demokratëve këtë të keqe (Bashën) që ju vuri përsipër.

4-Po rolin e ndërkombëtarëve si e shihni në raport me Berishën dhe Bashën?

Kjo është arsye se militanatët mbushin sallat e Berishës sepse po ti shohësh në moshë ata militantë janë njerëz që kanë provuar përplasjen mes bishtukëve dhe atyre që kanë terren. Shqiptarët sot kanë informacion se nuk shohin Tv vetëm në TVSH.

5- PD së fundmi ka dalë me një kartë të re, atë të ndryshimeve kushtetuese të cilat përfshijnë vettingun e politikanëve .Do doja të pyesja. E shihni një lëvizje serioze, apo një lojë që kërkon të zhvendos vëmendjen diku tjetër?

Është një show radhe, është tallje sa kohë që në qendrat e votimit nuk ka një shënim në procesverbale që të ketë kontestuar procesin dhe sa kohë shoh që KQZ numëron 10%. Thelbi Basha me një grusht tenukësh që ka vulën dhe Berisha që nuk ka vulën dhe po vjen nëpër Shqipëri ka takuar 11 mijë anëtarë partie. SPAK e ka detyrë është krijuar qëllimisht për këtë punë. Për të luftuar dhe hetuar elitën e lartë politike. Edhe vettingu politikanëve nuk ka nevojë nuk pastron hajduti- hajdutin. Kush i fut në listë këta Rama Basha, dje dhe Monika.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy