Në prag të Krishtlindjes, një anije kozmike autonome fluturoi pranë Diellit, më afër se çdo objekt i krijuar nga njeriu më parë. Duke kaluar nëpër atmosferë, Sonda Diellore Parker e NASA-s ishte në një mision për të zbuluar më shumë rreth Diellit.

Ky ishte një moment historik për njerëzimin, por pa asnjë njeri të përfshirë drejtpërdrejt, pasi anija kozmike i kreu detyrat e saj të paraprogramuara vetë teksa fluturoi pranë diellit, pa asnjë komunikim fare me Tokën.
Sondat robotike janë dërguar në të gjithë sistemin diellor për gjashtë dekadat e fundit, duke arritur në destinacione të pamundura për njerëzit. Gjatë misionit të saj 10-ditor sonda Parker u përball me temperatura prej 1000C.
Por suksesi i këtyre anijeve kozmike autonome, i shoqëruar me ngritjen e inteligjencës së re artificiale të avancuar, ngre pyetjen se çfarë roli mund të luajnë njerëzit në eksplorimin e ardhshëm të hapësirës.
Disa shkencëtarë vënë në dyshim nëse astronautë njerëz do të jenë më të nevojshëm.
“Robotët po zhvillohen me shpejtësi dhe dërgimi i astronautëve humanë në hapësirë po zbehet gjithnjë e më shumë", tha Lordi Martin Rees, astronom nga Astronomer Royal, në Britaninë e Madhe.
Andrew Coates, një fizikan nga University College London, është në të njëjtën linjë. "Për eksplorime serioze të hapësirës, unë preferoj shumë robotikën," thotë ai. "[Ata] shkojnë shumë më tej dhe bëjnë më shumë gjëra."
Ata kushtojnë më pak se se njerëzit, argumenton ai. "Dhe ndërsa AI përparon, robotët mund të bëhen gjithnjë e më tepër inteligjentë", shton ai.
Anijet kozmike robotike kanë vizituar çdo planet në sistemin diellor, si dhe shumë asteroide dhe kometa, por njerëzit kanë shkuar vetëm në dy destinacione: orbitën e Tokës dhe Hënën.
Në total, rreth 700 njerëz kanë qenë në hapësirë, që nga viti 1961, kur Yuri Gagarin nga Bashkimi Sovjetik i atëhershëm u bë eksploruesi i parë kozmik.
Robotët mund të kontribuojnë në atë kërkim shkencor, me aftësinë për të udhëtuar në vende jo mikpritëse për njerëzit, ku ata mund të përdorin instrumente për të studiuar dhe hetuar atmosferat dhe sipërfaqet.
Teknologjia mund të luajë një rol në plotësimin e udhëtimit njerëzor në hapësirë duke i liruar astronautët nga detyra të caktuara për t'i lejuar ata të përqëndrohen në kërkime më të rëndësishme.



