Europa larg imunizimit, OBSH paralajmëron rritje të infektimeve pas sezonit veror

Europa larg imunizimit, OBSH paralajmëron rritje të infektimeve pas sezonit veror

Nivelet e vaksinimit në Europë janë ende larg nga ajo që nevojitet për të ndaluar një ringjallje të virusit. Kështu ka paralajmëruar drejtori rajonal i OBSH për Europën, Hans Kluge në daljen e tij të fundit.

Nivelet e deritanishme të imunizimit nuk janë të mjaftueshme për t’u mbrojtur nga një ringjallje e virusit. Me grumbullimet sociale në rritje, festivalet e turnetë sportivë që po mbahen çdo ditë duhet bërë kujdes. Nëse vendosni të udhëtoni, bëjeni me përgjegjësi”, tha Hans Kluge.

Mw tej ai sqaroi se i ashtuquajturi varianti Delta, që u identifikua për herë të parë në Indi është shqetësues, pasi për të shumë detaje mbeten të panjohura.

Ai u bëri thirrje shteteve europiane të shmangin përsëritjen e “gabimit” të verës së kaluar kur masat u liruan para kohe.

Sipas tij, kontinenti “nuk është aspak jashtë rrezikut” në betejën kundër COVID-19 pavarësisht nga një rënie e qëndrueshme e normave të infeksioneve në javët e fundit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy