Berisha në PD: Ky është ndëshkimi i merituar për një person të padenjë në detyrë! (VIDEO)

Berisha në PD: Ky është ndëshkimi i merituar për një person të padenjë në detyrë! (VIDEO)

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për media nga selia e Partisë Demokratike. Ai është shpprehur se dita e sotme është një akt madhor i lirisë së pluralizmit politik, ndërsa anëtarët e PD-së vendosën me votën e tyre largimin e “pengbashës”.

Deklarata e Sali Berishës:

Sot vendosën me votën e tyre largimin e “pengbashës”. Jo Basha, por “brava ik”, e “Lul bravës” nga drejtimi përfundimtar i forcës politike. Ky është ndëshkimi më i merituar që një person i padenjë për detyrën, që një person që detyrën më të lartë të kreut të opozitës e shfrytëzon për pazare personale dhe e trajton PD-në si një pronë të tij.

Ky është votimi më i shkëlqyer që shkruajnë një kapitull të ri në historinë e revolucionit demokratik. Nuk ka forcë në botë që ta ndalë ketë revolucion. Jeni dëshmitar të përpjekjeve të turpshme të narkoshtetit kundër këtij akti madhor të pluralizmit.

Asgjë nuk mund të ndalë njerëzit e lirë në realizimin e qëllimeve të tyre. Nuk ka forcë që pengon dot njerëzit e lirë në arritjen e objektivave të tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy