Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, në një lidhje skype me ‘MCN Live’, komentoi mbi konfliktin që ka nisur prej pesë ditësh në Lindjen e Mesme, duke analizuar rolin e Iranit, ndikimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe zgjedhjen e presidentit të ri iranian.
Ai theksoi se Iranit i mungon fuqia ushtarake për t’u përballur direkt me SHBA-në, dhe se ka përdorur partnerë të ndryshëm për të krijuar panik në vendet që mbështesin SHBA-në.
Irani në pamundësi për të pasur një performancë sa i përket fuqisë ushtarake për t’u përgjigjur SHBA-ve, ka vepruar në veprim duke përdorur partnerë të ndryshëm për të shkaktuar panik te vendet që mbështesin SHBA dhe është një situatë që më shumë rreziku vjen nga propaganda se sa me fakte.
Problemet kryesore janë ekonomike, si qarkullimi i mallrave në ngushticën e Hormuzit dhe rritja e çmimit të naftës, që mund të ndikojnë në botë për rreth një muaj.
Elezi gjithashtu komentoi për zgjedhjen e presidentit të ri iranian dhe rolin e familjes së Khamenei.
Kjo udhëheqje është vazhdimësi e asaj të vjetrës dhe siguria mbetet e brishtë. I biri dhe ata rreth tij janë bashkëpunëtorë të babait të tij. Nuk pres që të ndryshojë qasje.
Mundësia e vetme për ta kuptuar nëse ky person do të marrë parasysh jetën e tij dhe të familjarëve të tij është të ndryshojë qëndrim. Janë qytetarët ata që e kërkojnë ndryshimin atje. Mendoj se duhen zbatuar tri kërkesat e SHBA-së që të kemi një paqe afatgjatë në Iran.
Ndërsa i pyetur për rrezikun që mund ti kanoset vendit tonë nga Irani, Elezi tha se zona e ballkanit është jashtë rrezikut të raketave të tyre.
E para duhet të kenë kujdes nga propaganda e Iranit sepse ky është qëllimi i saj. E dyta që kam kërkuar është të merren masa sa i përket sigurisë kibernetike. Ndërsa unë duke pasur njohje e kam pasur në konsideratë që raketat e Iranit shkojnë deri 1500 metra pra asnjë raketë për të cilat është folur dhe propaganduar nuk ka mundësi për të arritur vendin tonë, Ballkanin.
Prandaj mund të them se duhet të kemi dhe angazhime ligjore që persona të caktuar ndoshta dhe pa vetëdije kanë shkaktuar këtë frikë, apo janë pjesë e grupe propagande në shërbim të Iranit.



