
Është 84 vjeç dhe ka qepur fustane për ceremonitë e Oscar. Loretta M. është në qendër të vëmendjes mediatike në Itali pasi prej datës 10 gusht mbahet në burgun e Rebibias. Rrobaqepësja e preferuar Sofia Loren ka tentuar të vrasë bashkëshortin, duke përfunduar në burg me akuzën e tentativës së vrasjes, pas një konflikti të çastit, i paraprirë nga vite të tëra sherresh në çift. I shoqi 83-vjeçar është në spital, jashtë rrezikut për jetën. Rasti ka hapur debatin nëse duhet të dërgohen në burg moshat e thyera.
Gabriella Stramaccioni, avokate e të drejtave të të burgosurve, e ngriti shqetësimin në Facebook më 15 gusht. "Kjo grua e ekuilibruar, elegante, dinjitoze u dërgua në burg pa asnjë alternativë. Ajo nuk kishte sendet e tij personale apo protezat. Imagjinoni gjendjen e tij shpirtërore”, thotë Stramaccioni.
Pas ankesës së saj, Loretta M. është zhvendosur në Fondacionin e Citadelës Misionare, një strehë për disa murgesha afrikane me përvojë të madhe me të burgosurit.
Gruaja është ende nën hetim. Por sipas të dhënave të mbledhura deri tani nga hetuesit, gruaja ka pasur mavijosje në trup, çka flet për një keqtrajtim të mëparshëm.
“Nuk mund të futësh në burg dikë mbi 70 vjeç. Së pari duhen gjetur zgjidhje për të shmangur dënimin me burg për ata mbi atë moshë”, thotë Stramaccioni.
/ Corriere.it /



