I pyetur nëse kemi të bëjmë me një aferë në rastin e Portit të Durrësit, analisti Arian Çani nuk e përjashtoi si mundësi, por shtoi se ky projekt është ëndrra e kryeministrit Rama. Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV Çani tha se për momentin nuk ka bir nëne që t’ia prishë këtë ëndërr kreut të qeverisë.
Dijeni mund të japë kryeministri, kjo është ëndrra e tij. E vetmja gjurmë që mund t’i mbetet atij është të bëjë Dubain e Durrësit. Për mendimin tim për momentin këtë ëndërr për momentin nuk ka bir nëne që t’ia prishi”, u shpreh analisti.
I pyetur nëse do të votojë opozita pro zgjatjes së mandatit të institucioneve të Vetingut, Çani u shpreh i bindur se kjo do të ndodhë, pasi sipas tij në Shqipëri politika është drejtësi e amerikanëve.
Sigurisht që po (opozita do të votojë). Politika këtu është zgjatim i amerikanëve, me përjashtim të grupimeve të vogla, Berishës e këta”, u shpreh analisti.



