Studentët do të vijojnë mësimin online.
Mbledhja e Komitetit të Ekspertëve doli në konkluzionin se mësimi në universitete mund të ndikojë në rritjen e përhapjes së infeksionit SARS-Cov-2.
“4000 persona që janë shtruar në 4 spitalet, brezi i studentëve është i fuqishëm, por infektojnë shumë në auditore, për shkak të frekuentimit, dhe janë portë hyrje për ta dërguar virusin brenda familjeve të tyre. Më mirë të kesh auditoret bosh sot dhe spitalet bosh nesër, se e kundërta”, tha shefja e Infektivit, Najada Çomo.



