Kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha, ka lëshuar sot një deklaratë të fortë ne mbledhjen e grupit parlamentar të kësja partie, ku po diskutohej për takimin e dështuar Rama-Basha. Për krytarin e PD-së Basha, ambasadorja e BE-së, Romana Vllahutin, mban qëndrim të njëanshëm për reformën në drejtësi duke mbrojtur mazhorancën.
Mbledhja me dyer të mbyllura e grupit të PD-së, është shoqëruar me debate, ku deputeti Eduard Selami, pyeti kryetarin Basha në se qëndrimi për reformën e përplas PD-në me ndërkombëtarët.



