Mot me kthjellime e vranësira, parashikimi për sot

Mot me kthjellime e vranësira, parashikimi për sot

Masat ajrore me origjinë Jugore do të diktojnë mot me kthjellime e vranësira të lehta deri në mesditë kur vranësirat bëhen më të dukshme në skajin verior-verilindor duke sjellë ndonjë shi të pakët.

Edhe pasditja vijon me kthjellime e vranësira të lehta në Ultësirën Perëndimore ndërsa mbeten të dukshme vranësirat në zonat përgjatë kufirit lindor.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 8°C deri në 27°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60-65 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë.

Rajoni dhe Europa 

Alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta dominojnë Brigjet e Egjeut dhe Ishujt Britanike e Gadishullin Iberik.

Ndërsa pjesa me e madhe e kontinentit europian do të përfshihet nga një sistem i dendur vranësirash, i cili do të sjelli reshje të pakta shiu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy