Zjarr në malin Shashicë, ndërhyrje ajrore nga Kroacia dhe Italia

Zjarr në malin Shashicë, ndërhyrje ajrore nga Kroacia dhe Italia

Një vatër zjarri është aktivizuar në majën e malit Shashicë në Vlorë, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me kullota dhe pyllëzime. 

Zjarri ka avancuar në një zonë me terren të thepisur, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen tokësore. Për pasojë, është aktivizuar ndërhyrja nga ajri. 

Dy avionë tip Canadair, të vendosur në Shqipëri si pjesë e mbështetjes ndërkombëtare për përballimin e zjarreve, po operojnë në zonë. 

Mjetet ajrore janë duke marrë ujë nga deti i Vlorës për të ndihmuar në shuarjen e flakëve. Aktualisht, zjarri ndodhet larg zonave të banuara, përfshirë fshatin Kaninë, megjithatë përparimi i tij ndikohet nga era e fortë bregdetare. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy