
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt, thotë se ka ende punë për të bërë për të pasur një sistem drejtësie të saktë. Në konferencën e parë rajonale për administrimin e Gjykatave dhe menaxhimin e çështjeve, Borchard tha se OSBE vijon të mbetet mbështetëse për forcimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
“Ka ende shumë punë për të bërë për të siguruar që të kemi sistem drejtësie të saktë, ka nisma që shkojnë paralelisht. Ne i dimë ndryshimet me të cilat po shkon sistemi i drejtësisë shqiptarë.Vetingu vazhdon, ndërsa Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë shpresojmë se do të bëhet funksionale së shpejti. Organet kundër korrupsionit, siç është SPAK, psh do të formohen ende. Këto përpjekje janë të favorshme për të forcuar gjyqësorin shqiptar dhe për të përmirësuar besimin. OSBE mbështet organet e qeverisjes gjyqësore dhe gjykatat vendase në këto përpjekje”, tha ai.
Sipas Borchard, projekti “drejtësi pa vonesa” ka rezultuar histori suksesi. “Flasim për gjykatën e Krujës, vetëm pas 6 muaj pas zbatimit të projektit "drejtësi pa vonesa" kohëzgjatja e e gjyqeve penale u ul nga 135 ditë nga 45 ditë. Secili gjyqtar pati mundësinë të bënte dyfishin e çështjeve gjatë kësaj periudhe. Në Korçë numri i seancave jo produktive ra nga 35 % në 2%. Në Lezhë numri mesatar i seancave u ul me gati 50%. Këto janë vetëm 3 shembuj të historisë së suksesit”, tha ai.



