Champions League /Kampionët ringjallen dhe mposhtin PSG-në, dopiet e CR7 VIDEO

Champions League /Kampionët ringjallen dhe mposhtin PSG-në, dopiet e CR7 VIDEO

Reali i Madridit ka triumfuar në super sfidën e parë të fazës 1/16 kundër PSG-së.

Takimi i parë i zhvilluar në “Santiago Bernabeo ” u mbyll me rezultatin 3-1 në favor të skuadrës së Zinedine Zidane, të cilët përmbysën parizenët që edhe pse kaluan të parët në avantazh nuk arritën dot që të ruanin epërisë.

Heroi i “Los Blancos” ishte sulmuesi Kristiano Ronaldo që shënoi një dopietë dhe Marselo që shënoi golin e tretë dhe të qetësisë për Realin që shkon i qetë në ndeshjen e kthimit në Paris.

Golin e vëtëm për PSG-në e shënoi Rabiot duke mbajtur paksa në lojë ekipin e Emery që tashmë i duhet që të shënojë dy gola për të kaluar në raundin tjetër dhe pse do të jetë mjaft e vështirë.

Ndërkohë, sfida tjetër e luajtur mbrëmjen e sotme mes Portos dhe Liverpoolit u mbyll me rezultatin 0-5 në favor të anglezëve.

Një fitore që i jep që në ndeshjen e parë kualifikimin Liverpoolit pasi ndeshjen e kthimit e kanë në “Anfield Road”.

Golat për “The Reds” në këtë takim u shënuan nga Mane, Salah, Mane, Firmono dhe Mane.

Më poshtë golat e ndeshjes Real Madrid-PSG. 

Goli i pare i shenuar nga Rabiot

Goli i dyte i shenuar nga Ronaldo

Goli i trete i shenuar nga Ronaldo

Goli i katert i shenuar nga Marselo

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy