
Janë publikuar rezultatet e censusit ndërkombëtar të shpendëve ujorë për periudhën 15-16 janar 2022.
Negativ është fakti që shifra e regjistruar gjatë këtij viti është më e ulët se mesatarja shumëvjeçare 1996-2022 prej afro 160 mijë individësh të shpendëve ujorë. Tendenca tregon se numri i shpendëve ujorë në Shqipëri është në rënie.
Numri më i lartë i shpendëve ujorë u regjistrua në Liqenin e Shkodrës ndërsa numri më i lartë i specieve u shënua si gjithmonë në Divjakë-Karavasta.
REZULTATET
138,495 individë të shpendëve ujorë
61 specie të ndryshme të shpendëve ujorë
33 ligatina
Këto janë shifrat e regjistruara në 15-16 Janar 2022, në eventin e përvitshëm të Censusit Ndërkombëtar të Shpendëve Ujorë.
Numri më i lartë i shpendëve ujorë u regjistrua në Liqenin e Shkodrës ndërsa numri më i lartë i specieve u shënua, si gjithmonë, në Divjakë-Karavasta.
Shifra e regjistruar më 2022 është më e ulët se mesatarja shumëvjecare 1996-2022 prej afro 160 mijë individësh të shpendëve ujorë. Njëkohësisht, tendenca shumëvjecare e rezultateve të CNSHU tregon se numri i shpendëve ujorë në Shqipëri është në rënie. Megjithatë, analizat tregojnë gjithashtu se këto 10 vitet e fundit (2013-2022) duket sikur kemi një stabilizim të shifrave të regjistruara.



