Flakë për flakë, komentuesi: Po gënjen popullin me lesh. Kryeministri: Mos bëni triko me gojë

Flakë për flakë, komentuesi: Po gënjen popullin me lesh. Kryeministri: Mos bëni triko me gojë

Pas deklaratës që kryeministri Edi Rama bëri ditën e sotme lidhur me nismën më të fundit të qeverisë për të reduktuar dokumentacionet në shërbim të qytetarëve, kanë ardhur edhe një lumë reagimesh në faqen e tij në rrjetin social ‘Facebook’.

Shumë prej komentuesve i janë kundërvënë Ramës, ndërsa i sugjerojnë atij që mos të gënjejë popullin. Teksa shprehen skeptikë për këtë nismë, dikur prej komentuesve shkruan se “Kryminister certifikatash, bravo Edi e ke kuptu qe populli rrehet me lesh…”.

Ndërkohë flakë për flakë ka qenë edhe përgjigja e kreut të Qeverisë, i cili pohoi se populli nuk gënjehet. “Haha o i shkreti Gjon, nuk paske kuptue kurregja po shyqyr qe populli është i mençur e nuk rreh uje ne havan si zotnia juej”, shkruan Rama në përgjigjen e tij.

Mes replikave, Rama i kthehet një tjetër komentuesi, ndërsa shkruan: “Mos bej triko me goje Marku po shko ne shkolle shko ne shkolle”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy