Në lagjen nr. 5 të qytetit të Cërrikut, banorët ankohen sepse sipas tyre trajtohen si të braktisur ose trajtohen si një komunitet që duhen të ndëshkohen dhe ndëshkimi i tyre është pikërisht situata në të cilën ata ndodhen. Mungon rruga që si pasojë e gjithë lagjja është e zhytur në baltë dhe llucë. Si të mos mjaftonte kjo situatë me rrugën, në cepin perëndimor të lagjes tubat e ujërave të zeza janë të çara dhe gjithçka derdhet në sipërfaqe. U bë shumë vite tashmë që banorët ankohen në pushtetin vendor, por përgjigje jo vetëm që nuk ka, por ato shpërfillen dhe nuk merren fare në konsideratë. Aty pranë ndodhet dhe një shkollë ku për të shkuar fëmijët në shkollë duhet të përdorin çizme.
Ato thonë se kur jemi në periudhë votimesh kandidatët vijnë duke premtuar që do ta rregullojnë, por vetë sa përkeqësohet dhe asgjë nuk përmirësohet. Ato gjithashtu thonë se as në pushtetin vendor nuk i dëgjon njeri. Ata ankohen edhe për aromën e keqe që vjen nga derdhja e ujërave të zeza në ambient. Gjithashtu thonë se u bënë shumë vite që bashkia ka sjellë tubat për t’i vendosur, por ato thjesht janë aty të lëna në cep të rrugës.
Për të marrë një përgjigje se çfarë do ndodh me këtë problem dhe me qenë se bashkia si institucion nuk i sqaron banorët, Xhadat shkojnë pranë institucionit për të marrë një përgjigje dhe për t’ua komunikuar dhe atyre. Në bashkinë e Cërrikut i morën prononcim nënkryetarit të bashkisë z. Tomorr Zaimaj, të cilin pas bastit midis redaksisë tonë dhe z. Tomorr Zaimaj ai premton që shumë shpejt bashkia do të ndërhyjë dhe do e zgjidhë këtë problem së bashki me drejtorinë e ujësjellës kanalizime. Pasi të mbarojë ky projekt ai iu premtoi që do i njoftojë që ato të shkojnë sërish për ta filmuar.



