Gomonia kapet me 1500 kg kanabis pranë Korfuzit, 3 në pranga (VIDEO)

Gomonia kapet me 1500 kg kanabis pranë Korfuzit, 3 në pranga (VIDEO)

Një tjetër gomone me lëndë narkotike bie në rrjetën e policisë së greqisë me 1500 kg lëndë narkotike.

Mësohet se roja Bregdetare dhe QNOD ka njoftuar për një mjet lundrues të dyshimtë që lëvizte me shpejtësi të madhe në jug të Shqipërisë në afërsi të Korfuzit.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me GdF në Durrës dhe Vlorë, kanë sinjalizuar dhe janë aktivizuar njësitë Guardia di Finanza në Bari e Taranto, si dhe dispozitivi Frontex.

Pas interceptimit në det në afërsi të Kalabrisë ka filluar një ndjekje e gjatë në det të gomones oqeanike me motorë të fuqishëm nga 400 cv.

Ndjekja ka filluar në mbrëmjen e datës 6 Prill dhe ka përfunduar rreth orës 16:00 të datës 7 Prill në pjesën fundore të Greqisë, edhe me ndihmë e informimit në kohë reale të Rojes Bregdetare Greke e cila ka aktivizuar të gjithë potencialin e saj.

Mësohet se janë arrestuar tre skafistët që ishin në bord, si dhe kanë filluar procedurat e identifikimit të tyre. Policia thotë se në gomone janë gjetur dhe sekuestruar rreth 1500 kg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy