Papa mban meshën e Krishtlindjeve: Zoti na do më shumë se ne vetveten

Papa mban meshën e Krishtlindjeve: Zoti na do më shumë se ne vetveten

Në një pjesë të pasme të Bazilikës së Shën Pjetrit me më pak se 100 pjesëmarrës dhe vetëm një numër të vogël të kardinalëve dhe peshkopëve. është mbajtur mbrëmjen e sotme mesha e Krishtlindjes nga Papa Francesku.

Këto ndryshime erdhën për shkak të pandemisë, ndërsa edhe mesha u mbajt dy orë më parpara se zakonisht për shkak që pjesmarrësit të kishin mundësi të ishin në shtëpi në orën 22:00.

Gjatë meshës të gjithë përveç Papës dhe një kori të vogël mbanin maska, ndërkohë që kreu I Vatikanit fillimisht bëri thirrje që njerëzit të reflektojnë mbi “padrejtësinë që bëjnë ndaj kaq shumë vëllezërve dhe motrave ” në vend që të ndjekin “dëshirën për të pasur sa më shumë”.

Françesku tha se Krishtlindja duhet të bëjë që të gjithë të reflektojnë mbi “padrejtësinë tonë ndaj kaq shumë vëllezërve dhe motrave tona” në vend që të ndjekin “dëshirën për të pasur sa më shumë”.
“Zoti erdhi mes nesh në varfëri dhe nevojë, për të na thënë se duke u shërbyer të varfërve, ne do të tregojmë dashurinë tonë për të”, tha Papa 84-vjeçar.

“Zoti gjithmonë na do me një dashuri më të madhe sesa kemi për veten tonë. Ky është sekreti i tij për të hyrë në zemrat tona”, shtoi Papa. Të Premten, Papa do të lexojë mesazhin e tij “Urbi et Orbi” (për qytetin dhe botën) nga një sallë brenda Vatikanit dhe jo nga ballkoni qendror i Sheshit të Shën Pjetrit, një ngjarje që tërheq zakonisht dhjetëra mijëra njerëz. Italia është nën një bllokim mbarëkombëtar për shkak të pandemisë së COVID-19.


 


 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy