Tragjedia e 9 janarit, 14 vjet më pas familjarët e viktimave kërkojnë ende drejtësi

Tragjedia e 9 janarit, 14 vjet më pas familjarët e viktimave kërkojnë ende drejtësi

Katërmbëdhjetë vjet pas tragjedisë së 9 janarit në Karaburun, familjarët e viktimave janë ende në kërkim të drejtësisë. Ata e cilësojnë ngjarjen një krim shtetëror që nuk u zbardh qëllimisht për vite të tëra.  

Familjarët e viktimave akuzojnë prokurorinë shqiptare që nuk e dërgoi rastin në gjykatë si çështje penale, por edhe gjykatat që sorollatin çështjen civile. Ata thonë se kanë shpresë se vetingu do të bëjë të mundur vendosjen e drejtësisë për njerëzit e tyre të dashur.

Tragjedia e 9 janarit 2004

Një gomone me 31 persona në bord, të cilët udhëtonin ilegalisht drejt Italisë, pësoi avari në afërsi të gjirit të Karaburunit. Njëzet nga udhëtarët e saj, - 17 burra dhe 3 gra - u gjetën të pajetë mëngjesin e 10 janarit nga një helikopter i NATO-s së ushtrisë italiane, njëmbëdhjetë të tjerët mbijetuan. Mes tyre ishin edhe dy skafistët, që u arrestuan.

Ngjarja në atë kohë bëri që të gjithë shqiptarët të mbanin frymën, pas një telefonate nga Shkodra që mbërriti në televizionin Top Channel gjatë mbrëmjes.  Por pavarësisht se sinjalizimi për ndihmë erdhi që në momentet e para të avarisë, moti i keq dhe dallgët e larta i penguan mjetet e shpëtimit të mbërrinin në vendngjarje.

Fillimisht u tha se forcat e rendit vetëm pak orë më parë ishin sinjalizuar për një tjetër gomone, të ngarkuar me drogë, që ishte nisur po ashtu nga bregdeti i Jonit. U mendua se bëhej fjalë për të njëjtën gomone.

Autoritetet shqiptare kërkuan ndihmë te homologët italianë dhe ata grekë, por përpjekjet nga ajri dhe uji dështuan për shkak të dallgëve dhe erës së fortë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy