Gjatë seancës dëgjimore me përfqësues të minoriteteve në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve dhe atij të Jashtëm, përfaqësuesi i Omonias akuzoi se në draftin e ligjit të minoriteteve nuk është përfshirë asnjë shtesë. Në emër të komunitetit grek, Leonidha Papa tha se kalimi i këtij ligji në Parlament do të ishte fatal për ta.
“Ne Ministrinë e Jashtme nuk jemi marre asnjëherë parasysh. Ligjin e minoriteteve e keni marre shume serozisht. Ne draftin e nentorit nuk kishte asgje shtese. Identifikimi, arsimi dhe perdorimi publik i gjuhes, këto janë tri çështjet kryesore te minoritetit grek. Do ta quaja fatale nese ky ligj kalon ne Parlament”, tha ai.
Komisioni i Jashtëm ka miratuar dje në parim ligjin për minoritetet. Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, para Komisionit të Jashtëm Parlamentar, tha se ky projektligj vendos në pozicion të barabartë të 8 minoritetet në Shqipëri.



