Mbyllet protesta/ Berisha: SPAK-u është seksioni juridik i PS! Enver Hoxha po të ngrihej nga varri do ta shpallte Ramën heroin e tij

Mbyllet protesta/ Berisha: SPAK-u është seksioni juridik i PS! Enver Hoxha po të ngrihej nga varri do ta shpallte Ramën heroin e tij

Ish-kryeministri Berisha deklaroi nga selia e PD pas mbylljes së protestës se SPAK është seksioni jurdik i PS. Berisha e dha këtë përgjigje pasi u pyet për thirrjen në SPAK të Ilir Metës për çështjen ÇEZ-DIA.

Duke vijuar më tej, Berisha tha se SPAK nuk heton aktet dhe gjobat e rënda e vëna në restorantet e Tiranës dhe se Enver Hoxha po të ngrihej nga varri do ta shpallte Ramën heroin e tij.

Protestat do të vazhdojnë deri në largimin e krimministrit Edi Rama. Nuk mund të quhet kryeminisër, do ta quajmë thjesht krimministër.

Skap i partisë është seksioni juridik i PS. Këtë nuk ka njeri që nuk e ka marrë vesh. Është kryer një veprimtari e paparë në këtë shekull, mafioze nga Rama, Duçka dhe miku i tij Agron Neza të cilët kanë dhënë një ryshfet një njeriu, në një post kryesor për sigurinë për të hetuar PD. Kjo mjafton, por të kishin  integritetin më minimal ata prokurorë për të hapur çështje dhe për të vendosur hekura në duar. Akti i tij, i fut thikë pas shpine partnerit tonë strategjik. Enver Hoxha po të ngrihej nga varri do ta shpallte Ramën heroin e tij. Ky njeri kreu një akt më antiamerikan se askust tjetër dhe SPAK hesht. SPAK hesht kur muret e restoranteve të Tiranës dëshmojnë dhe flasin për gjobat që dy persona vendosnin ndaj biznesmenëve. SPAK nuk heton.

Protesta e 3 marsit nuk ka lidhje me vendimin e  Gjyaktës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy